Histori

Vladana dhe Nikolina: Histori pozitive nga Ugljevik

Publikuar fillimisht nga EU TACSO 3, 6 nëntor 2024 (hapet në një skedë të re)

Two young women smiling on a blanket at an open-air cinema at night, one holding popcorn

Nikolina Maksimović dhe Vladana Jovanović, dy të reja frymëzuese nga Ugljevik, morën pjesë aktive në një projekt të organizatës së shoqërisë civile “Korijeni”, me titullin “Tregime pozitive nën qiellin e hapur.” Ky projekt, i zbatuar në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2), synonte të bashkonte dhe të angazhonte të rinjtë në komunitetin e tyre vendor.

Historia e tyre nis me pjesëmarrjen në një trajnim për zhvillimin e aftësive të buta, të organizuar nga projekti ReLOaD dhe të mbajtur në Sarajevë. Trajnimi synonte fuqizimin e të rinjve në komunitetet vendore dhe i frymëzoi që të dallonin nevojat e të rinjve në mjedisin e tyre dhe të ndërmerrnin hapa për të sjellë ndryshime.

Vladana vuri në dukje: “Pjesëmarrja në trajnimin në Sarajevë ishte një zbulim i vërtetë. Kuptova se, edhe pse jemi pak, një grup i vogël mund të ketë ndikim të madh.”

Vladana, studente 20-vjeçare në Fakultetin e Edukimit Special dhe Rehabilitimit, që nga fëmijëria ka ëndërruar të punojë për përfshirjen e të rinjve. Për të, trajnimet dhe kampet janë një hap i rëndësishëm drejt këtij synimi. Nikolina, gjithashtu 20-vjeçare dhe studente e logopedisë, ia kushton kohën e lirë vullnetarizmit dhe aktiviteteve sportive.

Ideja për projektin “Tregime pozitive nën qiellin e hapur” lindi nga nevoja për më shumë mundësi shoqërimi mes të rinjve në komunitetin e tyre. Nikolina shpjegoi: “Vumë re se nuk kishte shumë veprimtari që i bashkonin të rinjtë. Një kinema në ambient të hapur dukej si zgjidhja e përsosur, sepse ofron mundësi për t’u shoqëruar.” Qëllimi i projektit ishte t’i mësonte të rinjtë se si të krijonin filma të shkurtër dhe të shprehnin krijimtarinë e tyre përmes aktivizmit shoqëror.

Në fund, festuam punën tonë nën qiellin e hapur, të gjithë së bashku, të lumtur dhe të buzëqeshur,” shtoi Vladana.

Edhe pse ky ishte projekti i parë madhor për shoqatën Korijeni, ata u përballën me sfida, veçanërisht në aspektin administrativ. Vladana theksoi: “Sfida më e madhe ishte dokumentacioni. Edhe pse kisha punuar më parë në projekte, ky ishte një hap i madh për mua. Me mbështetjen e ekipit të ReLOaD-it, arritëm t’i kapërcenim të gjitha pengesat.”

Projekti bashkoi një numër të madh të rinjsh, të cilët morën pjesë në aktivitete të ndryshme, përfshirë një kinema në ambient të hapur, një shkollë vullnetare të realizimit të filmave dhe një fjalim frymëzues nga Tomislav Cvitanušić. Si rezultat i projektit, në faqet e rrjeteve sociale të Korijeni u publikuan dhjetë filma të shkurtër me temë aktivizmin.

“Përmes këtij projekti, arritëm të bashkonim të rinj që më parë ndiheshin të përjashtuar nga veprimtaritë shoqërore,” tha Nikolina, ndërsa Vladana shtoi se, pavarësisht sfidave, arritën t’i motivonin të rinjtë që të përfshiheshin aktivisht.

Pjesëmarrja në projektin “Tregime pozitive nën qiellin e hapur” dhe në veprimtaritë e programit ReLOaD2 i ndihmoi të zhvillonin aftësi si përshtatshmëria, të folurit në publik dhe komunikimi.

Vladana dhe Nikolina planifikojnë të përfundojnë studimet dhe të vazhdojnë të kontribuojnë në komunitetin e tyre. Vladana shpreson të krijojë një organizatë joqeveritare që përqendrohet te përfshirja e të rinjve me aftësi të kufizuara dhe autizëm, ndërsa Nikolina planifikon të vazhdojë vullnetarizmin dhe punën me të rinjtë në komunitetin e saj.

Kjo nismë u mbështet përmes Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP.

Burimi tacso.eu (hapet në një skedë të re)